E vendosur në Ras, në shtetin verior indian të Rajasthan, kjo shkollë nga "Sanjay Puri Architects" është projektuar për të luftuar klimën e nxehtë të rajonit.Kjo strukturë futuriste, me energji diellore në Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe, do të shërbejë si një shtëpi e re për organizatën, BEEAH Group.Firma gjermane "Tchoban Voss Architekten" ishte në gjendje të zvogëlonte emetimet e karbonit duke kombinuar drurin dhe betonin në dizajnin e saj për godinën "EDGE Suedkreuz" në Berlin.E projektuar nga firma e arkitekturës "Sordo Madaleno Arquitectos", qëllimi ishte të integrohej me peizazhin përreth. Struktura rrethore u ndërtua në një liqen në periferi të Valle de Bravo, Meksikë, me mure guri dhe korniza druriFirma me bazë në Bangkok "Architects 49 Limited" ka projektuar një qendër meditimi në Khao Yai, Tajlandë. Kompleksi i qetë përmban një faltore të ndërtuar nga shtresa xhami, si dhe vendstrehimin për murgjit.Xhamia Mohammed bin Abdullah Ibrahim Al Majid nga Alsoliman është vendosur në një sipërfaqe prej 3650 metrash katrorë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.Kjo strukturë në formë tasi në qytetin holandez të Roterdamit shërben si një godinë për muzeun Van Beuningen.Stadiumi i ri SoFi në Inglewood, Kaliforni, është shtëpia e dy ekipeve të NFL: Los Angeles Chargers dhe Los Angeles Rams. I projektuar nga firma amerikane HKS, stadiumi mbulohet nga një tendë e tejdukshme.Studioja "MPavilion" ka ftuar arkitektë të ndryshëm për të projektuar një strukturë të përkohshme në Kopshtet e Mbretëreshës Victoria në Melburn.Në një nga kategoritë e festivalit WAF, është edhe kjo vilë në ishullin Paros, Greqi, me pamje nga deti Egje. Dizajni i firmës arkitekturore "Studio Seilern" përmban mure guri të bardha dhe korniza mermeri.Tarracat për pastrimin e ujërave të zeza të firmës kineze "Turenscape" u krijuan për të demonstruar një mënyrë për pastrimin dhe riciklimin e ujërave të zeza. Është ndërtuar në Handan, provincën Hebei, një zonë që vuan nga mungesa e ujit dhe efektet e ndotjes.Firma e projektimit Antao u nominua në një nga kategoritë e festivalit. I ndodhur pranë një muzeu shkencor, në provincën Yunnan të Kinës, ndërtesa ofron zona lojrash dhe instalacione moderne.Muzeu Përkujtimor i Lëvizjes së Punëtorëve nderon historinë e punëtorëve në një zonë minierash në provincën Hunan të Kinës.E projektuar nga LUO Studio, kjo urë këmbësore prej druri shtrihet në një rrugë ujore në Jiangmen, në provincën Guangdong të Kinës. Forma e harkuar lejon që varkat e peshkimit të kalojnë poshtë, ndërsa korridori i brendshëm i mbuluar i urës, ofron mbrojtje nga dielli dhe shiu.Victorian Pride Centre, Australi. Brendësia e ndërtesës kombinon elementet strukturore të betonit, drurit, qeramikës dhe pëlhurës. Projektuar nga Fender Katsalidis, kjo ndërtesë 48-katëshe në qendër të Melburnit, Australi, përmban një "pyll orbital" trekatësh.
Rreth 250 ndërtesa janë përzgjedhur për Festivalin Botëror të Arkitekturës (WAF). Me origjinë nga 50 vende, finalistët do të gjykohen në disa kategoritë, përpara se të klasifikohen për titullin prestigjioz të “Ndërtesës Botërore të Vitit”.
Kina kryeson listën me më shumë projekte se çdo vend tjetër, megjithëse organizatorët vunë re një rritje të dukshme këtë vit edhe nga India e Turqia.
Festivali WAF, do të mbahet nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Lisbonë të Portugalisë dhe përpos çmimit të madh, do të akordojë edhe çmime të tjera për projektet e së ardhmes apo dizajnet më të mira. Në vitin 2021, si "Ndërtesa Botërore e Vitit" u vlerësua “Amager Bakke” në Kopenhagë. (A2 Televizion)