Festojnë përfundimin e misionit në Itali, gjobiten mjekët shqiptarë

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 11:31 | Aktualitet
Festojnë përfundimin e misionit në Itali, gjobiten mjekët

Mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar vendin fqinj, në përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, janë gjobitur nga policia italiane, pasi po festonin përfundimin e misionit duke pirë birra e duke dëgjuar muzikë në dhomën e hotelit.

Ishte pronari i hotelit në Breshia ai që njoftoi policinë, e cila vendosi gjoba deri në 500 euro për stafin mjekësor shqiptar.

Sipas mediave italiane, 10 persona u mblodhën në një nga dhomat e hotelit për të festuar përfundimin e misionit, duke thyer kështu masat e marra në kuadër të Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos