19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në Durrës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 10:06 | Kronikë
19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar rreth mesnatës, në lagjen nr. 17 në Durrës. Policia njofton se automjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 19-vjeçar, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Policia ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale E. Z. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos