“The Wanted" kapet në Tiranë, pjesë e një organizate kriminale

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 13:47 | Kronikë
“The Wanted" kapet në Tiranë, pjesë e një

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia e Tiranës, në një bilardo në zonën e Komunës së Parisit.

Në kuadër të operacionit, “The Wanted” është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Jashar Shimka (Gllava), 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos