
Një 40-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, një 25-vjeçar.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 40-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur ndërmjet tyre, në shëtitoren e Sarandës, vihet në pranga 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)