
Është gjetur i pajetë 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij, mbrëmjen e djeshme, në Fier.
I riu, i cili ishte në kërkim nga policia, u gjet në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)