Laçi në ndjekje të Tiranës, Partizani përmbys Skënderbeun

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 18:54 | Futboll
Laçi në ndjekje të Tiranës, Partizani përmbys

Laçi merr fitoren e 4-ët radhazi në kampionat dhe vijon të ndjekë hap pas hapi Tiranën në garë për kreun e Kategorisë Superiore.

“Viktima” e radhës e kurbinasve këtë radhë ishte Dinamo, e cila u mund në shtëpi me rezultatin e ngushtë 0-1, me një gol të Guidatos.

Partizani në anën tjetër arriti të përmbysë Skënderbeun në shtëpinë e tij me një dygolësh të Skukës në 15 minutat e fundit të takimit.

Korçarët udhëhiqnin ndeshjen me golin e Mensah, por “të kuqtë” gjetën forcë dhe morën fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Teutës.

Me këtë humbje, Skënderbeu po ndjen gjithnjë e më shumë zonën e ftohtë të renditjes të cilat ndahen nga Egnatia dhe Kastrioti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos