Fillimi i mësimit përçan studentët

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 11:20 | Aktualitet
Fillimi i mësimit përçan studentët

Këtë të mërkurë studentët kanë vijuar protestën e tyre tek Korpusin Universitar, por krahasuar me ditët e mëparshme ishin më të paktë në numër.

Një pjesë e tyre kanë nisur mësimin, ndërsa pjesa tjetër u ka kërkuar atyre të braktisin auditorët, madje kanë nxjerrë edhe bankat nga auditorët. Mësohet se është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë.

Vitet e para në Universitetin Politeknik kanë zhvilluar dy orë mësim ditën e sotme dhe ka pasur një pjesëmarrje rreth 80 përqind.

“Një pjesë e studentëve të filologjiku ne nxorëm jashtë bankat për t’i treguar studentëve që bëjnë mësim se në këtë kohë nuk ka vlerë kjo”, u shpreh një studentë që proteston te Korpusi Universitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos