Banorët e Astirit marshuan drejt shtëpisë së Ramës

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 20:55 | Aktualitet
Banorët e Astirit marshuan drejt shtëpisë së Ramës

Banorët  e “Astirit” kanë përshkallëzuar protestën e tyre mbrëmjen e djeshme duke marshuar drejt shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.

Me pishtarë në duar dhe thirrjet, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Me gjakun tonë ushqehet krimi” dhe “Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka” , banorët e “Astirit” të mbështetur edhe nga deputeti i PD, Klevis Balliu kërkuan që banesat e tyre të mos prishen.

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestat për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos