Fillon procesi i numërimit, po numërohen votat e Pustecit

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 22:00 | Politikë

Procesi i numërimit ka filluar zyrtarisht. Numërimi ka filluar në bashkinë Pustec, bashkia më e vogël e Qarkut Korçë, kryeqendra e pakicës maqedonase në Shqipëri.

Procesi i numërimit në Pustec

Bëhet fjalë për 3 grupe numërimi, që do të numërojnë votat e 7 qendrave të votimit. Janë rreth 1600 votues që kane votuar, në 3500 në total të identifikuar si votues potencial.

Me shumë gjasa kjo bashki do të jetë edhe e para që do të japë rezultatet përfundimtare. Ndërkohë, kanë përfunduar rezultatet në një qendër votimi, atë të  Kallamasit. Rezultati sheh 118 vota për PS, 114 për PD, dhe 17 për LSI.

Në Goricë e Madhe, PS mori 159 vota, PD 68 dhe LSI 9.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos