Filmi iranian fiton “Ariun e Artë” në Berlin

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 09:42 | Showbiz

Një film iranian që flet për dënimet kapitali fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që u mbajt në Berlin.

Mohammad Rasoulof u ndalua nga regjimi iranian që të bënte filma në vitin 2017 dhe për këtë arsye ai e realizoi filmin e tij të gjashtë “There is no Evil” në fshehtësi të plotë. Atij nuk i lejohet gjithashtu që të dalë jashtë vendit për shkak të akuzave që janë ngritur ndaj tij për filmat e mëparshëm.

Regjisori iranian Mohammad Rasoulof

Çmimi i “Ariut të Artë” iu dorëzua vajzës së tij Baran, e cila gjithashtu është dhe një nga aktoret protagoniste në film.

Kreu i Jurisë, Jeremy Irons shprehet se filmi, i cili tregon 4 histori të ndryshme në lidhje me dënimin me vdekje, është një “dëshmi e qartë e shtrirjes së një regjimi autoritar mes njerëzve të zakonshëm, duke i detyruar ata të bëjnë veprime çnjerëzore”.

Vendin e dytë në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin e fitoi filmi “Never Rarely Sometimes Always”, nga regjisorja Eliza Hittman, i cili bën fjalë për abortin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos