
Taylor Swift është “shndërruar” në mashkull për videoklipin e këngës së saj të re, ku vë theksin te seksizmi që ekziston në botën e spektaklit.
Këngëtarja e famshme amerikane është vetë regjisorja e klipit të këngës “The Man”, që u publikua të enjten.
Këngëtarja 30-vjeçare shihet në videoklip me flokë të shkurtra, mjekër dhe mustaqe. Disa skena janë shumë të ngjashme me filmin e Leonardo DiCaprios, “Wolf of Wall Street”. Në njërën prej tyre, Swift i hedh shampanjë disa vajzave me bikini në jaht.
Më tej gjatë këngës, personazhi shihet në moshë të thyer duke u martuar me një vajzë të re. (A2 Televizion)