Jeton e rrethuar me metale, krijesës së vogël i vihet emri në nder të Metallica

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 18:44 | Showbiz

Një krijesë e vogël që jeton rreth 5 km nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor është zbuluar kohët e fundit dhe i është vënë emri Metallicola, i frymëzuar nga grupi i famshëm Metallica.

Krijesa është 6,5 mm e gjatë dhe është zbuluar në një zonë mes Hauait dhe Meksikës.

Ajo jeton vetëm në pjesët më të thella dhe të errëta të oqeanit, e rrethuar nga elementë metalikë.

“Muzika e fuqishme e Metallica më ka shoqëruar në shumicën e jetës sime. Këngë si “Master of Puppets” dhe “One” janë kryevepra të historisë së rokut dhe jam shumë i gëzuar që pata mundësinë që t’i jepja edhe unë diçka bandës sime të preferuar, duke quajtur një specie të re në nder të tyre”, tha Dr. Torben Riehl, shkencëtari që zbuloi krijesën e thellësive. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/04/shmang-sulmin-e-pumes-me-muziken-e-metallica/

A2 CNN Livestream

Latest Videos