Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet për ditë me radhë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 23:07 | Showbiz

Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram, se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.

Këngëtarja e famshme uellsiane shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur, apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.

https://www.youtube.com/watch?v=y7ZEVA5dy-Y

Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë, për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy.

https://www.youtube.com/watch?v=R6UwmJRkjBs

Albumi i fundit i Duffy-it, "Endlessly", është publikuar në vitin 2010. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos