Në gjurmët e babait, djali i CR7 bën “kërdinë” në Instagram

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 13:01 | Showbiz

Ai është vetëm 9 vjeç dhe mund të themi fare mirë se po ndjek shembullin e babait të tij Cristiano Ronald, i cili është “mbret” në fushën e futbollit, po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Edhe pse i mitur, Cristiano Junior ka vendosur të hapë një llogari në Instagram dhe rezultatet kanë qenë mbresëlënëse. Në më pak se 24 orë djali i madh i fituesit 5 herë të Topit të Artë arriti të mbledhë më shumë se 900 mijë fansa në Instagram.

Në postimin e parë 9-vjeçari tregoi aftësitë që ka në gjuhët e huaja duke iu drejtuar fansave të tij në anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht. Ai i përshëndet fansat me një foto dhe iu konfirmon atyre që kjo është faqja e tij zyrtare duke iu uruar dhe gjithë të mira.

Me pak fjalë, në këtë rast, mund të themi pa dorashka “Bëmë baba të të ngjaj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos