Pas gati 7 muaj në kërkim policia e Fierit ka vënë në pranga një nga autorët e goditjes me grusht të punonjësit të burgut të Fierit. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Eldi Nure, i cili në mars të këtij viti së bashku me 3 persona të tjerë goditën me grusht për shkak të detyrës punonjësin e burgut të Fierit.
Ndaj tij Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
“Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)