
Ai që konsiderohet si “filmi i parë i vërtetë horror” ka mbushur 100 vjeç. Po flasim për filmin pa zë “The Cabinet of Dr Caligari”, i regjisorit gjerman Rober Wiene.
Ky film tregon historinë e një hipnotizuesi, i cili përdor një person që ecën në gjumë për të kryer vrasje.
Që nga shfaqja e tij për herë të parë në vitin 1920, ky film ka frymëzuar shumë artistë të mëdhenj, si muzikanti David Bowie apo regjisori Tim Burton.
Filmi është shkruar pas Luftës së Parë Botërore dhe simbolika është e qartë: hipnotizuesi është qeveria gjermane e luftës, ndërsa personi që ecën në gjumë është populli i thjeshtë që detyrohej të vriste me uniformë ushtari.
Në kuadër të 100-vjetorit, ky film mund të shikohet falas në YouTube. (A2 Televizion)