
Nuk janë të pakta produksionet kinematografike që kanë parashikuar diçka të ndodhur vite më vonë.
Në 1998, për herë të parë në një film hollivudian, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një njeri me ngjyrë. E vite më vonë, kjo ndodhi.
Të tjerë filma parashikuan tragjedinë e shtatorit, shkatërrimin e kullave binjake për shkak të një sulmi. Parashikimit nuk i ka shpëtuar as Katedralja e Parisit. Në dramën romantike “Before the Sunset”, një produksion kinematografik i realizuar në vitin 2004, të rinjtë e filmit, Jesse dhe Celine i kushtojnë më shumë se 3 minuta Notre Damit, gjatë shëtitjes së tyre në Paris. Nëntë vite më parë ata kanë kaluar një natë së bashku në Vjenë.
9 vite më vonë, ata do të ritakohen në Paris. Kanë vetëm një pasdite për të kuptuar nëse janë bërë për njëri-tjetrin.
E ndërsa shëtisin me varkë nëpër Paris, Jesse i rrëfen të dashurës së tij një histori romantike për katedralen, vajza mosbesuese i thotë se edhe katedralja Notre Damme de Paris nuk do të jetë më njëlloj. Ndoshta nuk do të jetë më. A e beson vërtet këtë?
Kështu e mbyll këtë skenë regjisori, që siç duket, ka hedhur edhe hipotezat, se çfarë do të ndodhte nëse flakët nuk do të shuheshin në kohë… (A2 Televizion)