Finalet “ATP”, zhgënjen edhe Nadal, spanjolli mundet në kohë rekord

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 13:01 | Sporte të tjera

Pas humbjes surprizë të zviceranit Roger Federer nga austriaku Dominic Thiem, befasoi edhe Rafael Nadal, i cili u mund që në ndeshjen e parë të finaleve “ATP”. Tenisti spanjoll u mposht nga kampioni në fuqi i turneut, gjermanit me origjinë ruse Aleksander Zverev.

Nadal takon Zverev ps humbjes

Ky i fundit zhvilloi në fakt një ndeshje perfekte kundër numrit një në botë, Rafa Nadal, duke e mposhtur për herë të parë dhe në një kohë rekord, në vetëm 1 orë e 24 minuta, me rezultatin final 6-2 dhe 6-4.

https://a2news.com/2019/11/12/gazetari-e-pyet-per-gruan-nadal-acarohet-ne-maksimum/

Spanjolli ia faturoi humbjen mungesës së impenjimit maksimal në këtë turne. Në takimin tjetër të grupit, triumfoi edhe Stefanos Sisifas përballë tenistit rus Danil Medvedev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos