Një tjetër Shumacher mbi Ferrari, por është… kalë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 13:46 | Sporte të tjera

Një tjetër Shumacher sipër një Ferrari, madje pikërisht vajza 22 vjeçare e mitit të Formula 1 Michael.

Një ëndërr për qindra mijëra tifozë  që ende kujtojnë fitoret e 7-herë kampionin gjerman, që ndodhet prej vitesh në krevat për shkak të një aksidenti. Por pasioni i 22-vjeçares Gina Maria Schumacher nuk është automobilizmi, por hipizmi. Madjo ajo ka fituar edhe medalje të artë në kampionatin Botëror të këtij sporti.  

https://www.youtube.com/watch?v=mCuSCUlHdaY

Por gjatë një eventi në Verona të Italisë, ajo vendosi të kujtojë karrierën artë e të atit duke shndërruar kalin e tij në një Ferrari.  Me tutën dhe kaskën e tij në kokë, falë edhe ngjashmërisë domethënëse, për disa minuta publiku pati vërtetë ndjesinë se Michael ishte rikthyer në këmbë.

Gina-Maria, jo pa një dozë ironie, simuloi manovrat e makinave të Formula 1 , madje edhe një pit-stop, ku kalit iu ndërruan “gomat”.  

Gina-Maria Schumacher

Mamaja e saj, Corinna, është edhe ajo e përkushtuar ndaj hipizmit, dhe në fermën e tyre zotërojnë më shumë se 40 kuaj.

Ndërkohë që shfaqja e Corinnës ishte thjesht një koreografi interesante, shanset për vëllain e saj Mick për të pilotuar “të Kuqen” e Formula 1 ende nuk janë shuar, me 20-vjeçarin që garon në Formula 2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos