Finiq, zjarri shkrumbon mijëra rrënjë ullinj shekullorë, dyshohet si i qëllimshëm

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 17:41 | Kronikë
Finiq, zjarri shkrumbon mijëra rrënjë ullinj shekullorë,

Një zjarr me përmasa nisi mesditën e së martës ndërsa ka vijuar deri në orët e para të së mërkurës në fshatin Komat, bashkia Finiq.

 Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe policia ka nisur hetimet. Nga inventari  i bërë sot nga zyrtarë të bashkisë mësohet se është përfshirë nga zjarri  një sipërfaqe prej 150 ha kullotë, nga të cilat 55 ha shkurre, 20 ha e privatit, pjesa tjetër ullishte dhe pemëtore.

https://a2news.com/2019/08/15/kerkesa-e-zjarrfikesve-ekipe-vullnetare-per-zjarret-ne-pyje-e-kullota/

Nga zjarri u shkrumbuan 2665 rrënjë ullinj, ku 2495 rrënjë ullinj shekullorë, të tjerët të rinj. 125 rrënjë pemë frutore, si dhe 130 rrënjë pjergull.

Në zjarrin në Komat u rrezikuan edhe dy banesa, madje në njërën prej tyre u arrit të shpëtohej jeta e Vasil Culit, 87 vjeç, i cili në momentin e zjarrit ishte në gjumë. “Mendoja se binte shi”, u ka thënë ai zjarrfikësve kur u futën në banesën e tij.                                       

Në shuarjen e këtij zjarri me përmasa në fshatin Komat morën pjesë 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Finiq, 14 vetë personel si dhe gjithë punonjësit e bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos