Shpërthen aspiratori, merr flakë shtëpia në Durrës

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 12:14 | Kronikë
Shpërthen aspiratori, merr flakë shtëpia në Durrës

Një banesë dy katëshe pranë ish-rajonit të Policisë në Durrës është përfshirë nga flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i aspiratorit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, familja jetonte me qira në banesën ku ra zjarri.

Mësohet se asnjë nga familjarët nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes, por vetëm kafshët shtëpiake.

Flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos