Aksident i rëndë në Lushnje, dy të vdekur

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 08:17 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lushnje, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Lushnje.

Policia bën me dije se rreth orës 02:20, në fshatin Savër janë përplasur dy automjete tip Benz, njëri me drejtues shtetasin E.Gj., 29 vjeç, banues në Pirrë dhe tjetri me drejtues shtetasin I.T., 64 vjeç, banues në Rrapëz.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë shtetasi I.T. dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, është shoqëruar shtetasi E.Gj. dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos