Finlanda në NATO, Kongresi i SHBA do ta miratojë aplikimin përpara gushtit

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 16:42 | Bota
Finlanda në NATO, Kongresi i SHBA do ta miratojë aplikimin

Kongresi Amerikan synon që ta ratifikojë aplikimin e Finlandës për t’ju bashkuar NATO-s përpara pushimeve të gushtit.

Këtë e konfirmoi lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnel, i cili në një vizitë në Helsinki, tha se ekziston një mbështetje dy partiake për anëtarësimin e vendit nordik në aleancën ushtarake.

 “Sa i përket lajmeve të fundit, mendoj se mund të them se kemi një mbështetje të fuqishme dy partiake në Shtetet e Bashkuara për pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake më të suksesshme të botës. Nuk ka ekzistuar kurrë një aleancë ushtarake më e suksesshme se NATO. Finlanda i sjellë shumë aleancës, sinqerisht pjesëmarrja e tyre fuqizon ndjeshëm aleancën dhe është një nder I madh që ndodhem këtu në ditën kur kërkesa juaj për pranim është bërë zyrtare. Synimi i SHBA-ve do të jetë ta miratojmë sa më shpejt të mundemi”, deklaroi Mitch McConnell, lider i republikanëve në Senatin e SHBA.

https://a2news.com/2022/05/16/cfare-eshte-nato-dhe-si-mund-te-anetaresohen-finlanda-dhe-suedia/

Mc Connell shtoi se mendoj dhe shpreson që “ta bëjmë këtë përpara pushimeve të gushtit, kur Kongresi përfundon punimet”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/16/duam-te-hyjme-ne-nato-suedia-dhe-finlanda-konfirmojne-vendimin-historik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos