“Firma e Bashës,” Bardhi: Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 14:12 | Politikë
“Firma e Bashës,” Bardhi: Celibashi po pengon politikisht

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po pengon politikisht regjistrim e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhore për vendoret e 14 majit.

Në një reagim në Twitter pas vendimit të KAS lidhur me kërkesën ankimore të bërë nga grupimi në të cilin Bardhi bën pjesë, deputeti demokrat i bën thirrje Celibashit që të shprehet menjëherë për kërkesën e bërë nga PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!

Gazment Bardhi në Twitter

Kujtojmë se në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe “Rithemelimit” për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos