
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Sali Berishën në selinë e PD. Meta tha se këto takime do të jenë më të shpeshta, pasi jemi në prag të fushatës. Edhe pse u pyet për modalitetin e marrëveshjes me Berishën për këshillat bashkiake, ai nuk u përgjigj, por tha se shumica e kandidatëve të opozitës do të jenë fitues.
“Jemi në prag të fushatës dhe këto takime janë normale në kuadër të bashkëpunimit dhe kësaj aleance të jashtëzakonshme, të të gjithëve, për ndryshim. Më 15 maj, shumica e kryetarëve të bashkisë në të gjithë Shqipërinë i përket opozitës së bashkuar dhe pa asnjë diskutim shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do t’i përkasë opozitës”, tha Meta në përfundim të takimit. (A2 Televizion)