
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mbajtën një mbledhje të përbashkët tepër të suksesshme. Dy kryeministrat, Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, thanë se presin rezultate konkrete nga pesë grupet e punës që u formuan nga palët.
Gjithashtu, Kovaçevski njoftoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i përfshijë bullgarët si pakicë kombëtare në Kushtetutë.
Për këtë qëndrim të qartë, kryeministri bullgar e falënderoi homologun e tij dhe u shpreh i kënaqur nga biseda e anëtarëve të komisionit për histori.
Ministrat e Shkupit dhe Sofies firmosën dhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Kjo frymë pozitive ndihmon në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për çështjet e hapura mes dyja vendeve. Një marrëveshje finale do të sillte dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë, që ka mbetur peng i vetos së Sofjes ndaj Shkupit. (A2 Televizion)