Ekstremistë pro serbë i bëjnë “pritë” Dritan Abazoviç: Nuk na komandojnë shqiptarët

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 21:16 | Ballkani

Zv.kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish pro serbë të mbledhur në Podgoricë kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,” tha njëri prej tyre.

Qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi marshuan para godinës së qeverisë në kryeqytetin e Malit të Zi duke brohoritur “Dil fëmijë” dhe “I mori lekët Dritani”.

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shqyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detyra.

Është ende e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos