Greqia shtyn masat anti-Covid deri më 7 shkurt

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 11:39 | Ballkani
Greqia shtyn masat anti-Covid deri më 7 shkurt

Greqia ka vendosur të shtyjë masat anti-Covid që ka në fuqi deri më 7 shkurt të këtij viti, njoftoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike (https://travel.gov.gr), me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme njoftoi se pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve, ndërsa pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/24/ne-po-presim-te-hiqet-kufiri-keta-vendosin-vaksinen-kuksianet-protestojne-ne-morine-per-vendimin-e-qeverise-se-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos