Joshua spektakolar, mund Pulev me KO dhe sfidon Fury-n

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 07:19 | Sporte të tjera

Kampioni i unifikuar botëror i peshave të rënda, Anthony Joshua, mundi me KO sfidantin bullgar Kubrat Pulev, duke rritur ndjeshëm mundësitë për një përballje të radhës me bashkëkombësin e tij, Tyson Fury.

Joshua, kampion bote në versionet IBF, WBA dhe WBO, e rrëzoi sfidantin bullgar dy herë në tapet që në raundin e tretë, duke shfaqur të gjithë forcën e tij.

Në raundet pauses, britaniku e uli disi ritmin duke i lejuar bullgarit ta kërcënonte, por një seri grushtesh në raundin e nëntë e hodhen Pulev në tapet për herë të tretë, kësaj here për të mos u ngritur më deri në numërimin e gjyqtarit deri në 10.

Para 1000 tifozëve në Wembley, 31-vjeçari e bëri të qartë që dëshiron të ndeshet me Fury-n, i cili mban titullin e peshave të rënda për versionin WBC.

"Dua të garoj me këdo që mban gjerdanet. Nëse ai është Fury, ai qoftë", tha Joshua.

Nuk vonoi edhe përgjigja e Fury-t, përmes rrjeteve sociale. "Dua të ndeshem, dua ndeshjen e radhës. Do ta hedh KO brenda 3 raundesh. Mezi po pres ta hedh KO", tha Fury. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos