Një basketbollist i Universitetit të Floridës u rrëzua në mes të parketit gjatë ndeshjes, kur ishte duke ecur normalisht. Mediat amerikane njoftojnë se Keyontae Johnson është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
Pamjet treguan shokët e skuadrës që u alarmuan menjëherë kur e panë të rrëzohej, ndërsa barela e largoi nga parketi, ndërkohë që lojtarët ishin me lot në sy dhe duart në kokë.
Johnson rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë verës. Edhe pse nuk dihet nëse rrëzimi i tij ka lidhje apo jo me koronavirusin, dihet që kjo sëmundje mund të çojë në probleme me zemrën. (A2 Televizion)