Ka ardhur momenti i lamtumirës mes Sebastian Vettel dhe Ferrarit. Në Abu Dhabi, këtë fundjavë, piloti gjerman do të garojë për herë të fundit me makinën italiane.
Për këtë rast, 4 herë kampioni i F1 ka vendosur që të përdorë një kaskë të re, ku shpreh mirënjohjen për vitet e kaluara me Ferrarin.
“Faleminderit Ferrarit, Italisë, djemve, Maranellos dhe tifozëve!”, lexohet në pjesën e sipërme të kaskës së gjermanit. (A2 Televizion)