
Max Verstappen ka arritur të fitojë në Abu Dhabi, në garën e fundit të Botërorit të F1, duke bërë atë që nuk e kishte bërë askush këtë vit: të dominojë një fundjavë nga fillimi në fund.
Holandezi i Red Bull la pas dy makinat Mercedes në provat zyrtare dhe gjatë gjithë garës, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Bottas dhe Hamilton përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ferrari e mbylli këtë sezon katastrofik për të me të dy pilotët jashtë zonës së pikëve. (A2 Televizion)