Fitoi Bashkinë e Himarës nga burgu, Vangjel Dule: Triumf për Belerin, populli e liroi

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 11:18 | Politikë
Fitoi Bashkinë e Himarës nga burgu, Vangjel Dule: Triumf për

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri ka arritur të fitojë Bashkinë Himarë me shumicën e votave, ndonëse ndodhet pas hekurave nën akuzën për blerje votash.

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve ka reaguar dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili tha se kjo fitore është triumf për Belerin dhe se së shpejti do të jetë në zyrën e kryetarit të bashkisë.

“Triumf, është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi. Ndihem i detyruar t’ju falënderoj pasi jeni pjesë kontribuuese e së vërtetës. U gjetëm në një situatë të vështirë. Në Himarë jemi mësuar me aktet e dhunës, por jo me këtë rast, me arrestim të kandidatit. Është si ajo shprehja që kur flet populli nuk mund ta kundërshtojë kush. Himara duke përfaqësuar çdo kënd do të jetë një model i ri. Sot në Himarë u thye autokracia e Edi Rama dhe nis numërimi pas. Është ekspertiza që pasi kanë parë dosjen, janë më se të sigurt që s’ka asnjë provë. Ishte një sajesë me implementim nga kryeministri. Shumë shpejt e vërteta do dalë në vend”, tha Vangjel Dule. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos