
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Patosit, ku kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro, ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie.
Ai ka fituar bindshëm me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Duraj ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj. (A2 Televizion)