Fitore dëshire dhe grinte, në një ndeshje pa shumë ngjyra - Notat e Kombëtarës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 23:15 | Futboll
Fitore dëshire dhe grinte, në një ndeshje pa shumë ngjyra -

Fitoret janë të bukura edhe kur ato arrihen pa shumë shkëlqim. Nuk ishte ndeshja më e mirë, por fitoi dëshira si dhe shpirti i garës. Reja bëri ndryshime drastike, edhe pse jo të gjitha funksionuan.

Skuadra pati më fushë fantazi në mesfushë, por në mbrojtje kemi sërish ekuilibra të prishur.

Strakosha 5 - Edhe pse nuk ishte një ndeshje impenjative për të, mund të kishte treguar më shumë në të dy aksionet e golave.

Ismajli 5.5 - Shumë i kujdesshëm në rreshtim dhe arrin të interpretojë modulin e lojës së kërkuar nga trajneri. Në krahun e tij ka më pak rrezik nga kundërshtari.

Xhimshiti 4.5 - Një ndeshje shumë e dobët për Xhimshitin që pothuaj për asnjë moment nuk u koordinua me pjesën tjetër të skuadrës.

Dermaku 6 - Përpos golit ishte shumë i kujdesshëm në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e parë.

Hysaj 6 - Pas një pjese të parë pa shumë ritëm dhe veprime sulmuese, goli i shënuar në fillimin e pjesës së dytë ishte një aksion model.

Lenjani 4 - Një ndeshje e fikur, pa ritëm, pa koordinim, pa veprime. Vetëm pak pasime të shkurtra në prapavijë nuk justifikojnë prezencën në formacion.

Gjasula 5.5 - Duhet të ishte ndeshja e tij, por Bare dhe Memushaj ja morën vëmendjen. Lojë e mirë në fazën mbrojtëse.

Bare 6.5 - Ndeshje me shumë personalitet, grintë dhe dëshirë. Ka cilësi të mira, dhe ato i shfaq edhe në momentet më të vështira.

Memushaj 6 - Ndihet lodhja e viteve, por klasi dhe eksperienca i japin të drejtë edhe në ndeshje të tilla.

Manaj 5 - Pjesa e parë ishte shumë e mirë me dyluftime, korridore dhe grintë. Pati një rënie të dukshme fizike të pjesën e dytë.

Cikalleshi 6 - Nuk pati shumë veprime të dukshme në lojën e tij, por falë edhe fizikut e mbajti në tension kundërshtarët. Goli i dytë më dy ndeshje radhazi.

Edi Reja 6 - Guximi për të ndryshuar u shpërblye. E kish studiuar mirë kundërshtari dhe skuadra ju përgjigj. Zëvendësimet të goditura.

https://a2news.com/2019/09/10/nga-ferri-ne-parajse-roshi-kthehet-ne-heroin-e-kombetares/

Roshi 5.5 - Kish mësuar shumë për linjën e krahut të majtë. Kur merr topin është i pakapshëm.

Veseli 5.5 - Vendosi ekuilibrin që Gjimshiti nuk e arriti gjatë aktivizimit të tij.

Abrashi 5.5 - Një futbollist që vendos ekuilibra dhe i jep shume grintë skuadrës kur është në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos