
Chelsea ka rrëmbyer një fitore të mundimshme përballë Southampton në ndeshjen e radhës së Premier League, ndonëse rezultati përfundimtar shënoi shifrat 3-1.
“Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh me Chalobah që në minutën e 9 të takimit, por nuk arritën dot ta mbyllnin lojën.
Në minutën e 61 miqtë vodhën një penallti e cila u shndërrua në gol nga Ward Prowse. Vetëm pasi Southampton mbeti me 10 lojtarë erdhi dhe fuqizimi i lojës së Chelsea, i cili gjeti golin e avantazhit në minutën e 84 me Werner.
5 minuta më vonë pas një aksioni me dy shtylla vjen dhe goli i tretë nga Chilwell.
Me këtë fitore, Chelsea merr vendin e parë 2 pikë më shumë nga Liverpool që ka ende për të luajtur ndeshjen ndaj City. (A2 Televizion)