Kukësi e bën mision të pamundur titullin

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 18:52 | Futboll
Kukësi e bën mision të pamundur titullin

Kukësi u mposht nga Laçi në transfertë, duke zbehur jashtëzakonisht shumë shpresat për titullin kampion.

Humbja 2-0 e verilindorëve e çon sërish në 9 pikë diferencën e Kukësit nga Tirana kryesuese, kur duhen edhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Lushkja (35’) dhe Selmani (71’).

Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot, Teuta fitoi 5-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 në Ballsh, ndaj Bylisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos