Seria A rinis me barazim

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 22:34 | Futboll
Seria A rinis me barazim

Kampionati italian i futbollit rinisi pasditen e së shtunës, pas pushimit të detyruar nga koronavirusi, me një barazim. Torino-Parma përfundoi 1-1, në një ndeshje të vlefshme për javën e 25 të Serisë A.

Nkoulou kaloi në avantazh torinezët me një goditje të saktë me kokë në minutën e 15.

Barazimi erdhi po në pjesën e parë, me Kucka që godet fort me të majtën në zonë, duke barazuar për Parmën.

Në pjesën e dytë, Torino pati shansin më të mirë për të kthyer avantazhin, por Belotti gaboi nga pika e 11-metërshit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos