Jose Mourinho njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë në botën e futbollit dhe këtë veti duket se e ka ruajtur edhe gjatë pandemisë së Covid-19.
Trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Tottenham, ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit momentin kur i është bërë tamponi për koronavirusin.
Në foto shihet një person që i fut në gojë “Specialit” instrumentin e duhur për të bërë testimin. Brenda pak orësh, fotoja ka marrë mbi 16 000 pëlqime.

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Mourinho u kthye në fushë për herë të parë që pas karantinës dhe barazoi 1-1 ndaj Manchester United. (A2 Televizion)