
Manchester United fitoi bindshëm 2-0 në “Old Trafford” ndaj Everton, duke forcuar pozitat në zonën Champions.
Skuadra e “Djajve të Kuq” dominoi totalisht pjesën e parë, megjithatë u desh minuta e 36’ që të gjendej goli. McTominay realizoi pas një asisti nga Sancho, duke zhbllokuar sfidën.
Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e balancuar, por në minutën e 71’ Martial gjeti rrjetën pas pasimit të Rashford, duke vulosur kështu rezultatin e këtij takimi.
Pas javës së 30, Manchester United shkon në kuotën e 56 pikëve, në vendin e tretë të Premier League, 6 pikë më shumë sesa vendi i pestë, që mbahet nga Tottenham. (A2 Televizion)