Asllani titullar, Inter ndëshkohet nga ishi

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 18:59 | Futboll
Asllani titullar, Inter ndëshkohet nga ishi

Inter vijon serinë e ndeshjeve pa fitore. Edhe në transfertën ndaj Salernitanës, zikaltërit nuk arritën të merrni 3 pikë, duke barazuar 1-1 dhe duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve radhazi pa njohur suksesin.

Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, me një gol që në minutën e 6 të Gosens, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi nuk arriti të ruajë avantazhin. Kësaj radhe, ishte një gafë e portierit Onana në minutën e fundit të takimit, që lejoi vendasit të barazonin.

Candreva, ish-mesfushori i Interit, bëri një krosim të gabuar në zonë dhe gardiani kamerunas i portës u gënjye nga trajektorja e topit, duke e lejuar të shkojë në rrjetë.

Me këtë hap fals të radhës, Inter rrezikon vendin e katërt, pasi Roma e vendit të pestë është vetëm një pikë pas, me një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos