Fjalimi në PE, Leyen i kërkon sërish falje Italisë: Munguam kur kishit nevojë

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 12:31 | Bota
Fjalimi në PE, Leyen i kërkon sërish falje Italisë: Munguam

Bashkimi Europian ka gabuar në qasjen ndaj Italisë, shtet i cili u la i vetëm në periudhën më të vështirë të pandemisë koronavirus. Këtë e konfirmon dhe kërkim falja e dytë që vjen nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. Duke folur nga Parlamenti Europian, ajo theksoi se është koha për të vepruar dhe ndihmuar shtetet anëtare.

 “Është e vërtetë që shumë nuk ishim aty, kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. Dhe është e vërtetë, që BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë, dhe këtë po bën. Por kërkim-faljet vlejnë vetëm nëse ndryshohet sjellja”, deklaroi Von der Leyen.

https://a2news.com/2020/04/03/i-kerkoi-ndjese-conte-ka-nje-pergjigje-per-von-der-leyen/

Von der Leyen shton më tej se “u desh shumë kohë që të gjithë të kuptonin se duhej të mbronin njëri-tjetrin”. Megjithatë thekson se tashmë Bashkimi Europian është bërë “zemra rrahëse e solidaritetit europian”. Ajo shprehet se BE është e fortë dhe e pranishme për të ndihmuar më nevojtarët, ndërsa falënderon mjekët nga e gjithë Europa, të cilën udhëtuan drejt Italisë për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Guxoni ta mbroni Bashkimin Europian. Sepse ky Union i yni, do të na nxjerrë përtej krizës. Dhe nesër do të jetë po aq i fortë, sa I përkushtohemi ne sot. Nëse keni nevojë për frymëzim, shikoni qytetarët europianë, të cilët janë bërë bashkë duke treguar ndjeshmëri, përulësi dhe humanizëm”, shtoi presidentja e Komisionit Europian.

Sa i përket aspektit ekonomik, presidentja e Komisionit Europian tha se Blloku ka bërë më shumë në katër javët e fundit se sa në katër vite të krizës së fundit. Von der Leyen nënvizoi se është arritur një përgjigje e përbashkët, duke mobilizuar një fond prej 3 trilionë eurosh.

https://a2news.com/2020/04/02/be-tani-eshte-me-ju-ursula-von-der-leyen-i-kerkon-ndjese-italise/

Ajo përmbylli fjalimin në Parlamentin Europian duke thënë se bota e nesërme do të jetë shumë ndryshe nga ajo e djeshme dhe se duhet të bëhet më shumë për të ndihmuar vendet anëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos