Rusia shqetëson SHBA në hapësirë, teston raketën kundër satelitëve

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 11:54 | Bota

Rritet tensioni midis Moskës de Uashingtonit, pas vendimit rus për të testuar një raketë në hapësirë, e cila mund të shkatërrojë satelitët civilë dhe ushtarakë.

Raketa u nis nga baza ushtarake në Plesetsk, rreth 800 kilometra nga Moska. Bëhet fjalë për një raketë i gjeneratës sëre, të tipit Nudol, sipas ekspertëve ushtarakë.

Edhe pse raketa nuk ka shënjestruar ndonjë satelit, testimi ka marrë reagimin e ashpër të Pentagonit, me anë të gjeneralit John Raymond, komandanti i Forcës Hapësinore të ushtrisë amerikane.

https://a2news.com/2019/07/18/shefi-i-nato-s-te-pergatitemi-per-nje-bote-me-me-shume-raketa-ruse/

“Testimi është provë e advokimit hipokrit të Rusisë për kontrollin e armëve në hapësirë, nga momenti që nuk kanë asnjë dëshirë për të ndalur armët e tyre”, deklaroi gjenerali amerikan.

Satelitet janë gjithmonë e më shumë pjesë e domosdoshme, në fushën civile por edhe në atë ushtarake, dhe një shkatërrim i tyre mund të “shurdhonte” komunikimin në rang botëror.

https://a2news.com/2019/12/21/trump-peruron-sherbimin-e-ri-ushtarak-ne-shba-forcat-hapesinore/

Testime ushtarake në hapësirë,  që analistët quajnë tashmë si fronti i ri i tensioneve gjeopolitike,  janë ndërmarrë edhe nga vetë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe kohët e fundit edhe nga India. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos