Një bllok apartamentesh është përfshirë nga flakët në Arabinë Saudite. Zjarri ka shkrumbuar një pallat 120 metra të lartë në qytetin e Ajmanit.
Zjarri nisi gjatë natës, ndërsa banorët u evakuuan me shpejtësi. Thuajse i gjithë pallati 36 kate u përfshi nga flakë të mëdha
Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe reagoi për ngjarjen, duke konfirmuar se zjarrfikësit kishin arritur të fiknin zjarrin, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Deri tani, nuk ka një reagim për shkaqet e zjarrit, por i çuditshëm është fakti që në vitin 2016, dy pallate të këtij kompleksi u përfshinë nga flakët gati në mënyrë të ngjashme si ngjarja e fundit. (A2 Televizion)