“Përvëlohet” Spanja, termometri arrin 44 gradë celcius

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 08:25 | Bota
“Përvëlohet” Spanja, termometri arrin 44 gradë

Spanja jugore është duke u përballur me një valë të nxehti, e cila sipas ekspertëve është pasojë e ngrohjes globale, të cilën shkencëtarët ia atribuojnë faktorit njerëzor.

Termometri arriti 44 gradë në Sevilla dhe Cordoba, teksa ditët përvëluese do të vijojnë edhe në Andalusia, Madrid, Extremadura dhe Castilla-La Mancha.

Në fillim të këtij viti, vendi u përball me një thatësirë të madhe, e cila konsiderohet si ndër më të rëndat nga viti 1961, atëherë kur edhe të dhënat nisën të regjistroheshin.

Autoritetet ndërmorën shumë masa për përballimin e situatës, mes të cilave dhe racionimi i ujit apo gjoba për këdo që e shpërdoronte atë.

Ndërkohë, autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve që të shmangin daljen në pikun e të nxehtit dhe të hidratohen në këto ditë të nxehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos