Një 61-vjeçar, i cili është dënuar për vrasjen e një vajzë vetëm 11 vjeç dhe kujdestares së saj në vitin 1990 goditi me bërryl avokatin e tij në gjykatë. Joseph Zieler, 61 vjeç, u dënua të hënën me vdekje për vrasjen e 11-vjeçares Robin Cornell dhe kujdestares së saj, Lisa Story, 32 vjeç, të cilat u përdhunuan dhe më pas u mbytën.
Ai kërkoi t’i thoshte diçka avokatit të tij, Kevin Shirley, por në moment që ai iu afrua, 61-vjeçari e godet në fytyrë. Menjëherë, ndërhyri siguria, të cilët e shtrinë menjëherë në tokë 61-vjeçarin dhe brenda sekondash e nxorën jashtë sallës së gjyqit.
Në maj, në gjykatën Lee County, Florida, u kërkua dënim me vdekje për Joseph Zieler, ndërsa seanca e së hënës ishte për apelim vetëm disa orë para vendimit final. Zieler u arrestua në vitin 2016, 26 vjet pas krimit të tmerrshëm që ai kreu në vitin e largët 1990.
Fatmirësisht, avokati nuk pësoi lëndime serioze. (A2 Televizion)






