Flamur Noka sërish në SPAK

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 10:40 | Aktualitet
Flamur Noka sërish në SPAK

Deputeti demokrat, Flamur Noka, është paraqitur sërish paraditen e së premtes, në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo është hera e dytë që Noka është thirrur nga Organi i Posaçëm brenda 1 jave. Mendohet se edhe kësaj radhe është në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.

Flamur Noka ka bërë disa kallëzime për zgjedhjet, sipas së cilit procesi i 14 majit ka pasur manipulime dhe parregullësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos