Akademia brenda Akademisë, Gjinushi: Nuk duan të jenë shkollë e lartë, le të jenë njësi në Akademi

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 16:13 | Aktualitet
Akademia brenda Akademisë, Gjinushi: Nuk duan të jenë

Nga vendimi i marrë dje në Këshillin e Ministrave, gjithë asetet e Akademisë së Studimeve Albanologjike, kalojnë tanimë zyrtarisht në Akademinë e Shkencave. kjo do të thotë që nuk ka më as vulë, as vendime dhe as kërkim shkencor që do të varet nga ministria e Arsimit, por drejtpërsëdrejti nga Akademia e Shkencave.

Kreu i këtij institucioni e ka përshëndetur këtë vendim të qeverisë, duke pranuar gjithashtu se kjo ka qenë një kërkesë e hershme e Akademisë që nga reformimi i saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, por edhe ligjit të Akademisë së Shkencave nuk flasim dot për institute, por për njësi kërkimi, të cilat mund të jenë 2-vjeçare ose më afatgjata. Një nga pikëpyetjet e mëdha në këtë rast është se ku do të shkojnë studiuesit e akademisë së studimeve albanologjike, a do të punojnë ato si njësi kërkimore 2-vjeçare apo më afatgjatë?

Gjinushi tregon se termi institut në këtë rast është i njëjtë me termin njësi dhe Albanologjia do të funksionojë si Institut, por me termin njësi.

Një tjetër problem është ai i gradave shkencore, pasi tek Albanologjia paga e studiuesve varet nga titujt, tituj që Akademia e Shkencave për shkak se është honorifike nuk i ka.

Në këtë komunikim me median, Gjinushi nuk kurseu edhe ironinë për disa nga pikëpyetjet që kanë shoqëruar këtë debat.

Pas këtij bashkimi, sipas kreut të Akademisë së Shkencave misioni për tre veprat madhore si enciklopedia, fjalori dhe historia e shqiptarëve tanimë do të arrihet më thjeshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos