Vetëm për ju... Këto janë tendencat e verës për syzet e diellit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 21:17 | Aktualitet

Industria e modës ecën me ritme të shpejta kur bëhet fjalë për vendosjen e tendencave të modës dhe sigurisht syzet e diellit nuk bëjnë përjashtim. Sezoni pranverë/verë 2023 përbëhet nga një mori aksesorësh dhe syze dielli me dizajne dhe ngjyra të ndryshme, të cilat “përkëdhelin” çdo pamje në mënyrën më të mirë.

Teksa trendet e modës vijnë e shkojnë, është shumë e rëndësishme të zgjedhim syzet e duhura për sezonin që po kalojmë. Zgjedhja e syzeve të diellit është një proces që kërkon durim. Duhet të kemi parasysh formën e fytyrës, ngjyrën e flokëve dhe lëkurës dhe sigurisht stilin tonë personal. Gjëja interesante dhe e çuditshme për syzet e diellit nëse keni të njëjtën palë tek dikush tjetër, ato duken krejtësisht të ndryshme.

Më sipër po ju japim disa ide. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos